Highlight Storie Inspirimi

Pjesëmarrësja e parë me sindromën down që i mahniti të gjithë në MISS SHBA

sindromën down


Këtë vit standardet e bukurisë janë bërë gjithëpërfshirëse si asnjëherë më parë, dhe njerëzit mendojnë se Mikayla Holmgren është një ndër shembujt më inspirues që keni parë në fushën e bukurisë.

22 vjeçarja krijoi një përfolje të madhe si femra e parë që garoi me sindromën down në një konkurs bukurie në SHBA. Ajo garoi në Miss Minnesota SHBA në një të diele mbrëma, dhe arriti të kthehej në shtëpi me dy çmime të fituara.

“Jam shumë e lumtur për reagimet” Holmgren tha për Insider. “Ka qenë me të vërtetë mahnitëse të shoh vetën në lajme.”

Deri tani njerëzit janë të lumtur që shohin Holmgren që ka thyer stereotipet dhe kështu duke u bërë një inspirim për të tjerët.