Highlight Storie Inspirimi

Pika e forcës ndodhet gjithmonë në momentin e tanishëm!

pika e forcës

Të gjitha ngjarjet që i ke përjetuar në jetë deri në këtë moment janë krijuar nga mendimet dhe besimet të cilat i ke pasur në të kaluarën.

Ato janë krijuar nga mendimet dhe fjalët të cilat ti i ke përdorur dje, javën e kaluar, muajin e kaluar, vitin e kaluar, 10, 20, 30,40, ose më shumë vite më parë, varësisht nga çfarë moshe keni.

Megjithatë, kjo është e kaluara jote, ajo ka përfunduar dhe keni mbaruar me të. Ajo që është e rëndësishme në këtë moment është ajo që je duke zgjedhur për të menduar, besuar dhe thënë tani.

Sepse ato mendime dhe fjalë do të krijojnë të ardhmen tënde.

Pika e forcës tënde është në momentin e tanishëm dhe po formon përvojat e së nesërmes, muajit të ardhshëm, vitit të ardhshëm, dhe kështu me radhë.

Ju mund të analizoni se çfarë mendimi keni në kokë në këtë moment. A është pozitiv apo negativ?

A dëshironi që ky mendim të krijojë te ardhmen tënde?

Vetëm analizo dhe bëj kujdes.

E vetmja gjë me të cilën merremi ne është mendimi, e mendimi mund të ndërrohet.

Pa marrë parasysh se çfarë problem ekziston, përvojat tona janë vetëm efekte të jashtme të mendimeve të brendshme.

Edhe vet urrejtja është urrejtje e një mendimi të cilin e ke për veten tënde. Ti ke një mendim që thotë: “Unë jam një person i keq”.

Ky mendim krijon një ndjenjë dhe ti futesh në të.Por, mendimet mund të ndryshohen. Ndrysho mendimin dhe ndjesia e keqe do të largohet.

Kjo shërben vetëm për të na treguar se ku i marrim dhe si i krijojmë besimet tona. Por, të mos i përdorim këto informata si arsye të ngecim në dhimbjen tonë.

E kaluara nuk ka forcë mbi ne. Pika e forcës është në momentin e tanishëm.