Highlight Kura natyrale Shëndeti

Pijeni këtë për trup të shëndetshëm

trup të shëndetshëm

Lëngu i shtrydhur nga panxhari, mollët dhe karotat është një nga pijet më të shëndetshme që mund të bëni. Konsumi i kësaj pije për tre muaj mund të përmirësojë funksionin e përgjithshëm të organeve të trupit.

Perimet në lëng do të ndihmojnë për të pastruar trupin tuaj në baza ditore. Panxhari do të ndihmojë trupin tuaj për të larguar toksinat e dëmshme. Ndihmon me tretje dhe largon inflamacionin.

 

Kjo pije është e pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale. Gjithashtu përmban acide të dobishme që ndihmojnë për të mbajtur gjakun tuaj të qëndrueshëm dhe të neutralizuar.

 

Pirja e këtij lëng  përmirëson flokët tuaj dhe forcon thonjtë tuaj. Vitamina A është një vitaminë esenciale për lëkurën dhe bukurinë. Gjithashtu përmban një sasi të lartë hekuri, e cila i ndihmon flokët dhe thonjtë tuaj.

 

Panxhari, karota dhe lëngu i shtrydhur i mollës përmbajnë vitaminë C dhe hekur. Prandaj, lufton aneminë duke rritur formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përmirëson sistemin tuaj imunitar.

 

Përbërësit:

 

Dy panxhar të mesëm;

Një mollë e gjelbër;

Dy karota;

Lëng nga një gjysmë limoni;

Gjysmë gotë uji;
Përgatitja:

 

Preni panxharin në copa.

Mos largoni lëkurën e mollës.

Pastroni karotat, dhe preni në copa.

Vendosni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe shtoni gjysmë gotë ujë, së bashku me lëngun nga limoni.