Highlight Receta Ushqehu shëndetshëm

Pica e shëndetshme; receta e brumit me vetëm 3 përbërës

pica

A jeni një personi që pëlqeni pica? Mirëpo ju po-ashtu po mundoheni të kontrolloni peshën tuaj? Atëherë si mund të ketë një zgjidhje për këtë gjë?

Kjo recetë është pikërisht për ju. Pasi që ky brum nuk përmban shumë kalori dhe është një mënyrë shumë e lehtë për ta përgatitur atë.

Unik Portal ju sjellë recetën për pica të shëndetshme;

Përbërësit:

Për brumin:

Jogurt grek me 0% yndyrë;
Miell;
Pluhur për pjekje;

Për picën:

Salcë domatesh,
Mozzarella;

Mënyra e përgatitjes:

1. Kombinoni jogurtin grek me miellin dhe pluhurin për pjekje.
2. Prej kësaj përzierje krijoni brumin duke e gatuar në një hapësirë të mbuluar me miell.
3. Krijoni një top të madh prej këtij brumi.
4. Shtrijeni brumin në tepsi dhe vendoseni në furrë të nxehtë për vetëm 5 minuta. Kujdes që të mos bëhet i kaftë.
5. Largojeni nga furra dhe shtoni salcën e domates dhe djathin mozzarella.
6. Kthejeni në furrë për 10 minuta, dhe pica juaj e shëndetshme është gati!