Highlight Lifestyle

Përse plakemi?

plakja

Askush nuk do të jetojë përgjithmonë. Në fakt, nëse ju keni arritur moshën 20 vjecare, me siguri që keni filluar të vëreni disa efekte të moshës në trupin tuaj, edhe pse të pakëta. Plajka është një proces i jetës që nuk mund ta anashkalojmë. Mirëpo përse plakemi me kalimin e kohës?

Eventualisht, qelizat riprodhuese të sistemit tonë dobësohën dhe ngadalësojnë procesin e riprodhimit.

Disa studime sugjerojnë se ka mënyra për të rritur jetëgjatësinë e qelizave duke përdorur një enzimë në trup të quajtur telomerase. Në procesin e ndarjes së qelizave telomere mbrojnë ADN-në nga dëmtimet.

Pse flokët e juaja ndërrojë ngjyrë dhe kthehen në gri?

Melanin, pigmenti kryesor që u jep flokëve tuaj ngjyrë, do të lodhet në një pikë të caktuar varësisht nga cdo person për shkak të gjenetikës e stresit.

Përse shfaqen rrudhat në fytyrë?

Kollagjeni është ajo që i jep lëkuren shkëlqim. Që nga mosha 20 vjeçare trupi juaj prodhon 1% më pak kollagjen cdo vit. Kjo do të ndikojë që lëkura juaj të bëhet më e dobët.

Pse bëhemi më të shkurtër?

Disqet që ndodhën në mes të eshtrave të shpinës kompresohen gjatë kohës. Kjo ndikon që vertebra të ngushtohet dhe kështu humbim gjatësinë.

Përse nuk mund të shohim edhe aq mirë?

Pas moshës 40 vjeçare shumë prej nesh do ta kenë problem të fokusohen në objekte më të largëta.