Përqendrohuni

Highlight

Përqendrohuni tek gjërat e rëndësishme

By Bleona Foniqi

September 14, 2017

Shumica prej nesh nuk arrijnë të përqëndrohen. Ndiejmë vazhdimisht një kaos mendor acarues, sepse përpiqemi të mendojmë shumë gjëra njëkohësisht. Gjithë kohën mendja jonë është e tejmbushur.

Ish-trajneri i Dallas Cowboys, Jimmy Johnson, u mbajti një fjalim motivues interesant mbi këtë cështje lojëtarëve të tij të futbollit, gjatë pushimit të ndeshjes, në Ligën e Futbollit Kombëtar Amerikan, më 1993:

U thashë atyre se nëse do t’iu vendosja një dërrasë në dhomë, të gjithë do ta kalonin dhe assnjë nuk do të rrëzohej, pasi fokusi i tyre do të ishte të kalonin këtë dërrasë. Por nëse të njejtën dërrasë do ta vendosja dhjetë kate lart, midis dy ndërtesave. Atëherë vetëm pak do t’ia dilnin, sepse fokusi i tyre do të ishte tek rënia. Fokusi është gjithcka. Skuadra që sot është më e përqendruar, do ta fitojë këtë lojë.

Johnson i tha skuadrës së tij të mos shpërqendrohej nga turma, media, apo mundësia e humbjes, por të përqendroheshin në cdo pjesë të lojës, sikur të ishin thjesht duke bërë stërvtje. Cowboys-at fituan lojën me rezultatin 52-17.

Kjo histori ka një pikë që shkon përtej futbollit. Shumica prej nesh e humbim përqëndrimin në jetë, sepse shqetësohemi gjithmonë nga mudësitë negative. Në vend që të përqendrohemi te dërrasa ne shqetësohemi për gjithë pasojat e rënies. Në vend që të përqendrohemi në synimet tona, ne shpërqëndrohemi nga shqetësimet dhe frikërat. Por kur përqendroheni në të qenit një person i lumtur dhe i motivuar, atëherë ky person do të bëheni.