gjërat e rëndësishme

Highlight

Përqendrohu tek gjërat e rëndësishme

By Edone Podvorica

October 09, 2017

Shumica prej nesh nuk arrijnë të përqendrohen. Ndiejmë vazhdimisht një kaos mendor acarues, sepse përpiqemi të mendojmë shumë gjëra njëkohësisht. Gjithë kohën mendja jonë është e tejmbushur.

Ish-trajneri i Dallas Cowboys, Jimmy Johnson, u mbajti një fjalim motivues interesant mbi këtë çështje lojtarëve të tij të futbollit, gjatë pushimit të ndeshjes, në Ligën e Futbollit Kombëtar Amerikan, më 1993:

‘U thashë atyre se nëse do t’iu vendosja një dërrasë në dhomë, të gjithë do ta kalonin dhe asnjë nuk do të rrëzohej, pasi fokusi i tyre do të ishte të kalonin këtë dërrasë. Por nëse të njëjtën dërrasë do ta vendosja dhjetë kate lart, midis dy ndërtesave. Atëherë vetëm pak do t’ia dilnin, sepse fokusi i tyre do të ishte tek rënia. Fokusi është gjithçka. Skuadra që sot është më e përqendruar, do ta fitojë këtë lojë.’

Johnson i tha skuadrës së tij të mos shpërqendrohej nga turma, media, apo mundësia e humbjes, por të përqendroheshin në çdo pjesë të lojës, sikur të ishin thjesht duke bërë stërvitje. Cowboys-at fituan lojën me rezultatin 52-17.

Kjo histori ka një pikë që shkon përtej futbollit. Shumica prej nesh e humbim përqendrimin në jetë, sepse shqetësohemi gjithmonë nga mundësitë negative. Në vend që të përqendrohemi te dërrasa ne shqetësohemi për gjithë pasojat e rënies. Në vend që të përqendrohemi në synimet tona, ne shpërqendrohemi nga shqetësimet dhe frikatë. Por kur përqendroheni në të qenit një person i lumtur dhe i motivuar, atëherë ky person do të bëheni.