Highlight Kura natyrale

Përmirëso shikimin me Aloe Vera

Aloe Vera

A jeni në kërkim të diçkaje natyrale për të përmirësuar shikimin tuaj? Për ta bërë atë më të qartë?

Atëherë ky shkrim iu dedikohet pikërisht juve. Sot ju mësojmë një ilaç natyral që mund të ndihmojë në përmirësimin e shikimit tuaj.

Aloe Vera është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin tuaj dhe është përdorur për mijëra vjet në të gjithë botën për shkak të përfitimeve të shumta që janë provuar përmes përvojës dhe një gamë të gjerë studimesh shkencore.

Kjo bimë çudibërëse e ka edhe një cilësi tjetër: aftësinë e saj për të përmirësuar shikimin. Ky zbulim u bë nga një nga mjekët më të mirë të syrit në Rusi, Dr. Vladimir Filatov.

Aloe Vera stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, favorizon shërimin e indeve të gjalla dhe ka një efekt mbrojtës në membranat delikate që mbulojnë sytë.

Këtu është receta e Dr. Filatov për të përmirësuar shëndetin e syve:

përbërësit

100 gram xhel Aloe Vera;

500 gramë arra të grimcuara;

300 mililitra mjaltë;

Lëng nga 4 limon të shtrydhur.

Udhëzime

Gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni xhelin nga fletët e Aloe Veras.Gërryeni me një lugë.

Përziejeni xhelin me përbërës të tjerë. Ne ju rekomandojmë që të merrni një lugë për këtë ilaç 3 herë në ditë, 30 minuta para çdo vakti. Ruajeni përzierjen në frigorifer në një kavanoz të qelqtë të errët, për ta mbrojtur atë nga drita. Mos merrni më shumë se dozën e rekomanduar ditore, sepse mund të rrezikoni një reaksion alergjik.

Megjithëse kjo është një recetë natyrore, ka njerëz që nuk duhet ta përdorin atë, varësisht nga rrethanat e tyre. Pra, nëse vuani nga sëmundjet e  veshkave, jeni shtatzënë ose keni probleme me zemrën, qëndroni larg nga kjo recetë. Kur jeni në dyshim, konsultohuni me një specialist.