Highlight Receta

Perime të pjekura në furrë

Perime të pjekura në furrë me shije të mrekullueshme.

Një recetë shumë e lehtë për tu përgatitur dhe perfekte për vegjetarianët. Këto pa dyshim do ti pëlqejnë të gjithë, provojeni një recetë të tillë.

perime

Përbërësit:

Patate të vogla;
Brokoli;
Karota;
Lakra brukseli;
Gjalpë;
Hudhër;
Kripë dhe piper;
Arra;

Mënyra e përgatitjes të recetës me perime;

Ngrohni furrën në temperature maksimale. Shtroni një letër për pjekje në tepsi. Filloni të preni ato perime pra patatet, karotat dhe lakrat e brukselit. Pastaj vendosni në një enë së bashku me brokolin, pak gjalpë, kripë dhe piper. Vendosni perimet në tepsinë që keni zgjedhur. Piqni për 25 minuta. Në enën e njëjtë që keni përzier perimet shtoni arrat dhe përzini me gjalpë, kripën dhe piperin e mbetur. Pasi që perimet të jenë pjekur për 25 minuta shtoni arrat dhe piqni për 5 minuta më shumë. Ju bëftë mirë!