Highlight Storie Inspirimi

Përgjigjuni këtyre pyetjeve shumë të thella dhe kuptoni veten më mirë…

pyetje

Këtu do të gjeni disa pyetje shumë të thella që do t’iu bëjnë të kuptoni veten më mirë.

1. Çfarë është më e vështirë për ju, të shikoni dikë në sy kur po i tregoni se si ndiheni, apo të shikoni dikë në sy kur ata po të tregojnë se si ndihen?

2. Mendoni për herën e fundit që ishit me të vërtetë shumë të nervozuar. Përse ishit aq të nervozuar? A ka rëndësi tani?

3. Jeni në aeroplan, dhe papritmas një zjarr ka kapluar pjesën e fundit. Keni kohë për të bërë vetëm një telefonatë. Kë do të thirrni? Çfarë do ti thoni?

4. Jeni në zyrën e doktorit dhe sapo ju ka informuar që keni vetëm një muaj të jetoni. A do ti tregonit të gjithëve se do të vdisni? Çfarë do të bënit në ditët e mbetura?

5. Mund të keni vetëm njërën nga këto gjëra. Dashurinë ose Besimin. Cilën do të zgjidhnit?

6. Jeni duke ecur rrugës për në punë. Po shihni një qen që po mbytet në kanal anash rrugës. Shefi juaj ju ka thënë që edhe nëse një herë jeni me vonesë në punë, do t’iu largojë. A do të shpëtonit qenin?

7. Shoku apo shoqja juaj i/e ngushtë ju tregon se ka rënë në dashuri me ju. Cili është reagimi juaj?

8.A është dashuria = seks?