Highlight Të tjera

Përfytyroni jetën tuaj ideale

jetën ideale

Marrë parasysh jetën dinamike që bëjmë tani ne  duhet të kujdesemi për mirëqenien e trurit tonë më shumë se kurrë. Ne jemi një shoqëri mbingarkuar e shqetësuar që punojnë gjithë kohën.

Paraardhësit tanë nuk kishin parashikuar kurrë një botë kaq të zymtë; energjia që dikur përdorej si  adrenalinë për t’iu ndihmuar njerëzve të kapërcejnë çdo gjë, tani  është e fokusuar në një formë krejt ndryshe.

Rezultatet janë të frikshme, çdo ditë kemi në mesin tonë njerëz plot stres, depresion dhe ankth.

Dhe çfarë prodhon ankthi? Vetëgjykim, dyshim, pakënaqësi dhe  shumë emocione negative të dëmshme për ne.

Unik Portal sjellë mënyra si të  mësojmë të kontrollojmë mendimet tona. Pa dyshim, ky është një koncept i vështirë – sepse shumë prej nesh mbështetën në idenë që kanë lindur si viktima dhe asgjë  nuk mund ta ndryshoj jetën e tyre.

Por, nëse është kaq e pamundur të refuzojmë mendimet negative rreth vetes, si  është e  mundur që ne të kalojmë gjithë jetën duke hedhur poshtë mendimet pozitive për veten tonë?

 

Nëse jeni një person i cili beson se jeni i pafuqishëm ndaj çdo gjëje që vjen në jetën tuaj, qoftë sëmundje, krizë financiare ose vdekja e dikujt që është person i dashur për ju, atëherë vështirë së do ti pëlqeni këto që do ti shpjegojmë më poshtë.

“Bota është shndërruar në një ankuese të imtësirave”

Bota perëndimore ka zhvilluar zakone drejt negativiteti. Ne dëgjojmë këngë të trishtueshme, lexojmë libra të dëshpëruar, shikojmë filma rreth shkëputjes së ëndrrave, postojmë statuse të hidhura në Facebook dhe ankohemi edhe për gjëra të parëndësishme.

Hapi i parë për të pranuar këtë është falja. “Kur e dini më mirë, ju bëni më mirë” – dhe është e vërtetë. Ju nuk duhet të fajësoni vetën për faktin që keni jetuar pjesën më të madhe të jetës tuaj të mësuar me tendenca që nuk e rrisin pozitivisht jetën tuaj. Prindërit tanë nuk kanë ditur më mirë, sepse edhe ata janë  mësuar sikur në, se bota është një vend i frikshëm, i ftohtë dhe i destinuar të na zhgënjejë.

Çështja është se ne kemi shpenzuar shumë kohë mbjelljen e mendimeve negative. Gjithçka mbetet e vdekur dhe e ftohtë dhe pa diell. Për shkak se ne jemi aq të fokusuar në të gjitha problemet e botës, sëmundjeve, vështirësive dhe urisë, harrojmë të bëjmë gjithçka që të përpiqemi t’i ndryshojmë ato. Mendësia juaj e viktimës dëshiron që ju të besoni se jeni i pafuqishëm për të ndihmuar shkaqet botërore; edhe pse me ose pa para ju me të vërtetë mund të bëni më shumë dhe ju e dini atë.

Shumë autorë, njerëz biznesi dhe atletë të suksesshëm janë ngritur falë Ligjit të  Tërheqjes, i cili  thotë se nëse mendoni dhe veproni në përputhje me një dëshirë apo frikë, përfundimisht do ta tërheqni atë gjë në jetën tuaj.

“Veprimet flasin më shumë se fjalët”

Mënyra se si e zbatojmë këtë thënie në të menduarit pozitiv është se nëse mund ta përfytyroni jetën tuaj më ideale, të gjallë dhe të lumtur, dhe pastaj ndërmerrni hapat për të vepruar në drejtim të bërjes së kësaj. Ju mund të filloni duke bërë gjërat që ju pëlqejnë, duke zgjedhur një punë që ju pëlqen, duke qenë në një marrëdhënie me dikë që mbështet rritjen tuaj ose duke i dhënë fund një marrëdhënieje me dikë që nuk ndikon pozitivisht në ju dhe idetë tuaja.

Ky  është një proces i gjatë dhe rraskapitës, i mbushur me periudha shkatërrimtare të dyshimit për vetveten, veçanërisht kur ata që janë më të afërt me ty përpiqen të sabotojnë shanset tua për mposhtur frikën e së kaluarës dhe për të nisur në kapitull të ri./Unik Portal/