Highlight Kura natyrale

Përdorimi i vajrave, ja çfarë nuk guxoni të bëni?

vajrat

Vajrat esencialë janë të njohur që nga lashtësia dhe vazhdojnë të jenë të çmuar në veçanti si mjete të aromaterapisë. Ato nxirren nga lule dhe bimë të ndryshme mjekësorë në formë të substancave vajore. Por, në përdorimin e tyre ka disa rregulla dhe gjëra që asnjëherë nuk guxoni ti bëni.

Asnjëherë mos fut në gojë vajrat esenciale ose ti përdorni ato në brendësi, përveç rasteve të drejtimit nga një terapist aromatik profesional. Po ashtu mos përdorni të njëjtat vajra me muaj pa një pushim, pasi përdorimi konstant mund të shkaktojë acarim dhe përbërës toksikë mund të krijohen në trup.

Përpara se të përdorni ndonjë vaj bëni ndonjë test alergjie. Kjo bëhet duke vendosur një sasi të vogël të holluar vaji në një pjesë të vogël të lëkurës dhe pas 24 orëve, të kontrollohet nëse ka ndodhur ndonjë lloj reaksioni alergjik.

Vajrat esenciale mund të kenë veti të forta dhe mund të ndihmojnë disa njerëz, por ata mund të shkaktojnë një reaksion negativ tek të tjerët, kështu që duhet të merret me kujdes përdorimi  i vajrave.

Disa vajra mund të shkaktojnë kontraktime të mitrës dhe të menstruacione-ve dhe për këtë arsye nuk duhet të përdoren nga gratë shtatzëna. Nëse jeni shtatzënë, gratë duhet të kontrollohen gjithmonë me një terapist aromatik profesional para përdorimit të ndonjë vaji esencial. Njerëzit me astmë, epilepsi ose tension të lartë të gjakut duhet të konsultohen me një terapist të trajnuar aromatik para përdorimit të vajrave esenciale.

Po ashtu disa vajra mund të zvogëlojnë ose të ndryshojnë efektivitetin e disa lloje ilaçesh dhe nuk duhet të përdoren nëse i jeni nënshtruar kemioterapisë.