Highlight Të tjera

Përdor humorin për të kaluar vështirësitë

vështirësitë

Drita e diellit dhe të qeshurat.  Ka diçka që i kuron shumicën e frikërave dhe shqetësimeve.

Problemet zgjidhen më mirë në dritë sesa në errësirë. Dhe ka shumë mënyra për t’i nxjerrë në dritë.

Zgjidhni një problem që ju frikëson. Më pas ndiq hapat e mëposhtëm: diskutojeni më dikë, vizatoni një hartë me piktura mbi një fletë të madhe, bëni listat “10 më të mirat” për problemin, tregojini vetes disa shaka rreth problemit, këndoni për të dhe në fund, kërceni një kërcim që e shpreh.

Nëse i bëni të gjitha këto gjëra problem i juaj do të duket më qesharak dhe më pak i frikshëm, se më parë. Është e pamundur të qeshni fort dhe të jeni të frikësuar në të njejtën kohë.

Humori është forma më e lartë e krijueshmërisë. Është më i vështiri për t’u bërë dhe më i kënaqshmi për t’u dëgjuar.

Humori, sit ë gjitha krijimet e tjera, ka të bëjë me kryerjen e kombinimeve të pazakonta. Sa më befasues kombinimi, aq më shumë të bën të qeshësh.

Niveli juaj i motivimit do të rritet gjithmonë prej humorit. Sa herë që ngecni, kërkojini vetes t’i merrni gjërat më lehtë. Kërkojini vetes të krijoni disa zgjidhje qesharake. E qeshura do t’i shkatërrojë të gjithë kufijtë e të menduarit tuaj. Kur ju qeshni, jeni të hapur ndaj çdo gjëje.