Highlight Të tjera

Për të arritur sa më lart, ju duhet të ngjiteni shkallëve një nga një…

qëllimi

“Për të arritur sa më lart, ju duhet të ngjiteni shkallëve një nga një, pasi që ashensori për lartë, është gjithmonë jashtë sistemit” – John Hammond.

Shumica nga ne dëshirojmë të kemi më shumë shoqëri, zhvillim më të madh të vetes, shëndet më të mirë, më shumë para, më shumë lumturi, më shumë siguri, më shumë kohë për tu argëtuar, mundësi për zhvillim, qetësi të mendjes, dashuri të vërtetë e gjëra të përafërta. Le të themi se këto janë qëllimet e juaja kryesore.

Fatmirësisht të gjitha këto mund të arrihen deri në një masë që ju asnjëherë nuk e keni menduar.

“Gjashtë shkallë dhe do të arrini në majë”

Nëse dëshironi të arrini gjërat që janë të listuara më lartë, e gjithë që ju duhen janë 6 hapa, 6 shkallë që duhen ngjitur.

Shkalla e parë: Imazhi i vetvetes.
Teksa fillon ngjitjen e shkallëve, hapi i parë do të jetë krijimi I një imazhi të shëndetshëm të vetës.

Shkalla e dytë: Lidhja juaj me personat rreth jush.
Në shkallën e dytë ju duhet të kuptoni vlerën dhe aftësinë e personave tjerë si dhe rëndësinë e të jetuarit e punuarit me ta.

Shkalla e tretë: Qëllimi.
Hapi i tretë përfshinë orientimin e fortë drejt një qëllimi.

Shkalla e katërt dhe e pestë: Qëndrimi dhe shumë punë.
Këto dy shkallë tregojnë se ju duhet të keni qëndrimin e duhur “mental” dhe që duhet të keni vullnetin për të punuar.

Shkalla e gjashtë: Dëshira.
Për të arritur në majë, ju duhet të keni një dëshirë të zjarrtë!