Highlight Të tjera

Për të arritur përsosmërinë duhet kohë, por filloni me vetën tuaj!

kohë

Nëse duam të shmangim një hatër mbetje që mund të zgjasë me vite të tëra, le ta përmbajmë vetën që të mos bëjmë menjëherë kritika dhe të mos ti japim lehtas mësime tjetrit, megjithëse mund ti meritojë. Duhet t’i trajtojmë ashtu siç do të donim në të trajtoheshim dhe duket të kemi parasysh që kemi të bëjmë me qenie që qeverisen, jo vetëm nga logjika, por edhe nga pasionet, që janë të brumosur me paragjykime që i motivon edhe krenaria e ambicia.

Kritika është një mjet i rrëzikshëm, e aftë të provokojë një shpërthim në egon e një përsoni, shpërthim që mund të ketë pasojë edhe vdekjën.

Shkrimtari i njohur anglez omas Hardin ndalojë së shkruari bazuar në kritikat që merrte.

Ndërsa, poezi anglez Tomas Katerton bëri vetëvrasje nga kritika.  Një ndër personat që llogaritet se e kishte tepër të arrirë sjelljen me të tjerët është Benjamin Franklin që ishte për një kohë ambassador në Francë. Sukseset e mëdha në jetë e karrierë i atribuohen pikërisht raporteve të mira që ndërtonte me njerëz dhe faktit se asnjëherë nuk fliste keç për askënd, por thoshte vetëm fjalë të mira.

Të gjitha budallenjtë janë të aftë të kritikojnë, të dënojnë e akuzojnë, por mirëkuptimi  dhe falja janë tregues karakteri dhe inteligjente. Një njëri i madh tregon madhështinë e tij nga mënyra se si i trajton njerëzit e vegjël.

Në vend që të dënojmë, le të përpiqemi të kuptojmë përse të tjerët vepruan ndryshe nga ajo që do të vepronim ne, dhe do të shohim që kjo është më e vlefshme se sa kritika dhe do të jetë burim simpatie, tolerancë dhe mirësjellje.

Dhe krejt në fund mos harroni “Të kuptosh gjithçka, do të thotë të falësh gjithçka”.