Highlight Ushqehu shëndetshëm

Për sa kohë mund të qëndrojë mishi i ngrirë?

mishi

Para shpikjes së frigoriferit e vetmja mënyrë për të mbajtur ushqimet e ngrira ishin kushtet klimatike të ftohta ose bora. Ata që jetonin në vende më të ftohta, gërmonin në borë gropa më të thella duke e mbuluar kështu ushqimin për tu ngrirë.

Por në mesin e viteve 1800, frigoriferi u zbulua. Edhe pse u desh kohë për tu bërë një ndër pajisjet kryesore të kuzhinës, eventualisht u bë një ndër gjërat më të rëndësishme pa të cilën nuk mund të funksionojë asnjë kuzhinë.

Megjithatë, shumë prej nesh vendosim ndonjë pjesë mishi për ta ruajtur në frigorifer, dhe pas disa kohesh e hedhim atë në koshin e plehrave pasi që nuk e dimë se për sa kohë ka qëndruar në frigorifer.

Më poshtë do të gjeni një listë të mishit dhe sa mund të qëndrojë në frigorifer pa u prishur.

Mishi i zier i pulës – 4 muaj
Mishi i pulës i pa gatuar – 9 muaj
Pula – 12 muaj
Mishi i kuq– 4 deri në 12 muaj
Mishi i bluar – 3 deri në 4 muaj.

Natyrisht që ju duhet të përdorni qese që mbyllen hermetikisht, dhe mos harroni të shkruani datën diku në fund të qeses.