Highlight Të tjera

Për ligjin e tërheqjes ka vetëm PO

ligjin e tërheqjes

Për ligjin e tërheqjes ka vetëm po, sepse ai punon për ëndrrat e juaja.

Ktheju kurrizin gjërave që nuk dëshiron dhe mos u kushto atyre asnjë ndjenjë. Mos u thuaj jo, pasi kështu i tërheqë drejt vetes.

Kur u thua jo, ti ushqen ndjenja negative e kështu ato ndjenja do të kthehen tënde si rrethana të tilla.

Ti nuk duhet të thuash jo në asnjë rast, pasi, nëse thua  „Jo, atë nuk e dua ligjit të tërheqjes në të vërtetë i thua po.

Kur ti flet për gjërat negative, ti nuk bën gjë tjetër veç shton gjërat negative tek vetja.

Prandaj,ktheju kurrizin gjërave që nuk dëshiron dhe mos u kushto atyre asnjë ndjenjë. Lëri në punën e tyre, ato nuk kanë vend në jetën tënde.

Mos e shiko të keqen, mos e të dëgjo të keqën, mos fol keq.

Në të kundërtën, kur ndesh diçka që të pëlqen, thuaji Po.

Thuaj po kur dëgjon diçka që do, kur shijon, kur nuhatë, kur e prekë…

Nuk ka rëndësi nëse e ke apo jo.

Thuaji po, pasi kështu ti e zgjedhë atë duke përcjellë dashuri.

Nëse diçka e dëshiron vërtetë, atëherë nuk ka limite.

Në univers nuk ka mungesa.

Kur njerëzit mendojnë se mungon diçka, kjo është mungesa e dashurisë.

Oferta është e njëjtë me kërkesën.

Jep dashuri dhe dashuri do të marrësh.