Highlight Shëndeti

Për duhanpirësit: Ju keni nevojë për këtë pije për të pastruar mushkëritë nga cigaret

duhanpirësit

Me siguri që ju i  dini dëmet që shkaktojnë cigaret në organizmin tuaj. Sipas Shoqatës Amerikane të Mushkërive, janë diku rreth 600 përbërës në cigare. Kur ajo ndizet, krijon rreth 7000 kemikale e shumë prej tyre të dëmshme.

Të paktën 69 prej këtyre kemikaleve janë të njohura të shkaktojnë kancer, dhe shumica janë të konsideruara si helme.

Mushkëritë e një njeriu që pi duhan dhe me atë që ka pirë janë të mbushura me toksina. Por sigurisht që ka një mënyrë për ti pastruar ato.

Unik Portal ju sjell pijen që duhet ta përdorin duhanpirësit për ti pastruar mushkëritë nga cigaret

Kjo pije ka vetëm tre përbërës dhe mund të përgatitet shumë lehtë.

Xhenxhefili Përveç të gjitha benefiteve që ka, xhenxhefili po ashtu largon mukusin e tepërt të mushkërive.

Qepa Është mjaft e përdorur në shumë receta, por kur bie fjala tek mushkëritë. Qepa është e mrekullueshme në parandalimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes.

Turmeriku Është i pasur me shumë vitamina dhe minerale. Po ashtu përmbanë nivele të larta të omega 3. Turmeriku po ashtu është i njohur për vetitë e tij antivirale, antibakteriale dhe anti- kancerogjene.

Përbërësit:

1 litër ujë;
400 gram qepë;
2 lugë gjelle turmeric pluhur;
400 gram mjaltë;
Xhenxhefil;

Mënyra e përgatitjes:

Së pari përzijeni ujin dhe mjaltën ose sheqerin në temperatura të larta. Lëreni të vlojë. Prejeni xhenxhefilin dhe qepën dhe shtoni në zjarr.

Kur kjo përzierje të vlojë, shtoni turmerikun dhe uleni temperaturën në mesatare. Lejoni që kjo përzierje të gatuhet derisa të jetë shtjerrur gjysma.

Vendoseni këtë përbërje në një gotë qelqi dhe futeni në frigorifer. Konsumojeni atë në baza ditore, 2 lugë për çdo ditë. Në mëngjes dhe në mbrëmje, dy orë pas vakteve të ushqimit.