Highlight Kura natyrale Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

“Pema e mrekullisë” që shëron trupin

pema

Kjo pemë origjinën e ka  nga  India Veriore dhe mund të gjendet në të gjithë Azinë dhe Afrikën. E quajtur “pema e mrekullisë”, nuk është shumë e njohur në vendet perëndimore, por efektet e saj janë të jashtëzakonshme…

Gjatë gjithë historisë Moringa është përdorur si një ilaç për një numër të madh të  qytetërimeve që ekzistonin në të njëjtën zonë ku bima rritej, duke përfshirë egjiptianët e lashtë, grekët dhe romakët. Ajo është përdorur për një sërë arsyesh për shkak të  vetive të shumëta shërues.

Le të përqëndrohemi te disa prej  mrekullive të kësaj peme me gjethe.

Nga farat e pemës  Moringa prodhohet një  vaj ushqyes i  njohur si vaji Ben që është i ngjashëm me vajin e ullirit dhe ka shumë efekte pozitive. Ky vaj është i pasur me antioksidantë dhe, ndryshe nga shumë vajra të tjerë, ka një jetëgjatësi të madhe.

Nëse deri me sot e keni çmuar spinaqin  burimin më të madh të hekurit për ju, duhet të dini që gjethet e moringës kanë tre herë më shumë hekur se sa spinaqi!

Pa një kafe askush prej nesh nuk e nis ditën dhe gjithmonë mendojmë se kafja na ndihmon të marrim energji për një kohë, por kur ta provoni çajin nga gjethet e Moringës do të keni nivelin më të lartë të energjisë që keni pasur ndonjëherë.

Ju keni dëgjuar që karrotat janë të mira për sytë tuaj për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të vitaminës A, por moringa ka katër herë më shumë  vitaminë A.

Moringa ka dyfishin e proteinës që gjendet në kos, dhe tre herë më shumë kalium se në banane.

Ka katër herë kalcium më shumë së qumështi dhe me gjithë këto kombinime ajo është një “armë” e fortë kundër kancerit./Unik Portal/