Highlight Receta Shëndeti

Patate të ëmbla

patate


Ju me siguri jeni mësuar me shijen e patates dhe e pëlqeni atë pa masë mirëpo a i keni provuar ndonjëherë patatet e ëmbla? Ato mund të gjinden pothuajse në çdo supermarket. Kjo recetë është shumë e lehtë dhe mjaft e shijshme.

Përbërësit:
1 patate e ëmbël;
2 lugë çaji miell misri;
½ lugë çaji piper i zi;
½ lugë çaji piper i kuq;
2 lugë gjelle vaj ulliri;
Kripë.

Mënyra e përgatitjes:

1. Preni patatet në formë të gjatë. Vendosni në një enë me ujë të ftohtë prej 45 deri në 60 minuta.
2. Largoni ujin, lajini ato me ujë të ftohtë dhe vendosni mbi patate një pecetë kuzhine për të larguar ujin. Vendosni ato në një enë dhe shtoni miellin e misrit, përzijeni mirë.
3. Renditni patatet në një tepsi, shtoni vajin e ullirit dhe erëzat përveç kripës.
4. Kur patatet e ëmbla të jenë gati lërini të qëndrojnë për 10 deri në 15 minuta hidhni kripë dhe pastaj servojini. /UnikPortal/