Highlight Shëndeti Të tjera

Pasuria më e madhe është shëndeti

Shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu, por, për çudi, në jetën e përditshme ai vlerësohet më pak se shumë gjëra të tjera. Shumica e njerëzve e kuptojnë vlerën e shëndetit vetëm kur e humbasin atë dhe krejt papritmas ndërgjegjësohen për faktin që po nuk pate shëndet nuk ke asgjë.

Një proverb Italian flet më së miri për këtë: “Ai që gëzon shëndet të mirë, është i pasur, edhe pse nuk e di një gjë të tillë”. Megjithse, sa kohë jemi mirë, rrallë mendojmë për shëndetin tonë, ne kujtohemi për vlerën e tij sa herë na zë gripi apo rruga, ose sa herë na duhet të zëmë shtratin. Kur sëmuremi, e vetmja gjë që duam është të shërohemi. Asgjë tjetër nuk na hyn në sy!

Shëndeti i mirë është një dhuratë që nuk ka çmim: është diçka që ne e gëzojmë përditë. Përveç kujdesit që duhet të tregojmë për ta ruajtur atë, nuk duhet të harrojmë kurrë që të tregohemi mirënjohës në mënyrë që të vazhdojmë të jemi të shëndetshëm.

~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne