Highlight Receta Ushqehu shëndetshëm

Pasta me pulë dhe pesto

pasta

Një recetë që e gjithë familja do ta pëlqejë. Provojeni tani dhje ju garantojmë që do ta përsëritni shumë shpesh për shkak të shijes perfekte të kombinuar të secilit përbërës.

Përbërësit:
Gjoks pule;
Kripë;
Piper;
Pesto;
Gjalpë;
Limon;
Pasta Rotini ( në formë të dredhur );
Mozzarella;
Borzilok;

Mënyra e përgatitjes:

1. Zijeni mishin e pulës. Shtoni kripë dhe piper. Shtojeni salcën pesto dhe shtrydheni lëngun e limonit. Prejeni gjalpën në copa dhe shtojeni përmbi mishin e pulës.

2. Përgatisni pastat sipas mënyrës së përgatitjes që e gjeni në çdo paketim.

3. Shprisheni mishin e pulës me dy pirun. Shtoni pastat e përgatitura dhe djathin parmesan. Përzini të gjitha deri sa pastat të mbulohen mirë me këtë përbërje. Në fund shtoni mozzarella. Mbuloni për 15 minuta deri sa mozzarella të shkrihet.

Ju bëftë mirë!