man and woman in romantic touch over astrological horoscope and starry universe like a concept of finding love with help of astrology

Highlight

Pasqyra magjike

By Edone Podvorica

February 13, 2018

 “Pamja e sendeve dhe e dukurive ndryshon në bazë të gjendjes sonë emocionale. Kur ne i përceptojmë ato si gjëra të magjishme e të bukura, në fakt, magjinë dhe bukurinë i kemi brenda vetes.”

~Khalil Gibran

Mund ta kaloni gjithë jetën duke u munduar që t’i jepni botës atë formë që dëshironi ju, duke u munduar të zgjidhni herë një problem, herë një tjetër. Ju mund të ankoheni vazhdimisht për situata apo njerëz të ndryshëm dhe, duke bërë këtë, nuk do të keni mundësi ta jetoni jetën tuaj siç duhet e nuk do të mund t’i realizoni ëndrrat tuaja. Por, nëse do ta bëni mirënjohjen pjesë organike të jetës suaj, gjithçka përreth jush do të ndryshojë në mënyrë magjike. Bota që ju rrethon do të ndryshojë në mënyrë magjike, sepse jeni JU që do të ndryshoni. Kur ju të ndryshoni, edhe ato që do të tërhiqni ndaj vetes do të ndryshojnë.

Nëpërmjet fjalëve frymëzuese të Gandit dhe poezisë në këngën e Majkëll Xheksonit, “Njeriu përpara pasqyrës”, e cila ndikoi në jetën e qindra miliona njerëzve, transmetohet një nga mesazhet më të fuqishme të të gjitha kohërave:

Shndërrojeni njeriun që shihni në pasqyrë dhe gjithë bota juaj do të ndryshojë!

Në qoftë se i keni kryer me përpikëri të njezëtegjashtë ushtrimet magjike, tashmë ju keni ndryshuar. Edhe pse nganjëherë është e vështirë t’i dallosh ndryshimet në veten tënde, me siguri i keni ndjerë ndryshimet e gjendjes tuaj shpirtërore, i keni parë edhe përmirësimet që kanë ndodhur në jetën tuaj, edhe ndryshimet magjike në botën përreth jush.

Përmes ushtrimeve të deritashme, ju e keni praktikuar forcën magjike të mirënjohjes për familjen, miqtë, punën, paratë, shëndetin dhe ëndrrat tuaja, madje e keni praktikuar atë edhe për njerëzit me të cilët shkëmbeheni në rrugë gjatë ditës. Por ai që e meriton mirënjohjen më shumë se kushdo tjetër jeni JU.