Familja Highlight

Pas vdekjes së të birit, një baba shpërndan me ne 10 rregulla që çdo prind duhet ti ndjekë

Dashuria për fëmijët natyrisht që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria për fëmijët tuaj është pa kushte. Dhe gjëja më e vështirë për një prind, është të humb fëmijën e tij. Pork jo është ajo që I ndodhi Richard Pringle, një baba i dashur që humbi të birin 3 vjecar nga një hemorragji në tru, e shkaktuar nga një sëmundje me të cilën kishte lindur.

Kur ai humbi të birin ndjeu se e gjitha bota u shemb dhe dhimbja e tij kurrë nuk do të kalojë. Kështu ai përmbledhi 10 rregulla që sipas tij secili prind duhet ti ndjekë, sepse jeta është e paparashikuar.

1. Vlerësoni cdo moment me fëmijët tuaj. Pavarësisht se ku gjindeni, vlerësoni cdo moment me ta.

2. Mos harroni ti jepni fëmijës një puthje për një ditë dhe për një natë të mbarë, sepse kurrë nuk e dini nëse kjo do të jetë puthja e fundit.

3. Kujtimet zgjasin përgjithmonë, pavarësisht se cfarë bëni, mundohuni të bëni sa më shhumë fotografi dhe video të fëmijëve tuaj.

  1. Koha nuk ndalon, mos e shpenzoni vetëm duke punuar; kushtojuani atë fëmjijëve, luani me ta, kaloni kohë me fëmijët tuaj.

    5. Shkruani në një ditar të gjitha gjërat që fëmijët tuaj bëjnë, të mirat, të këqijat, fitoret, humbjet, cdo gjë.

    6. Dashuria është e pafund, nuk ka limite, pavarësisht se sa shpesh e shprehni, gjithmonë do të jetë në zemrën tuaj.

    7. Paratë që shpenzoni në fëmijët tuaj nuk kanë rëndësi, ato që në të vërtetë kanë rëndësi janë momentet e vogla që kaloni së bashku.

    8. Zgjohuni në mëngjes, dhe kujtojeni se fëmijët tuaj po ju bëjnë krenar dhe ju jeni të lumtur që keni fëmijë të tillë. Një ditë ata do të largohen me jetët e tyre, dhe ju do të jeni penduar që nuk ikeni kushtuar më shumë kohë.

    9. Këndoni së bashku. Krijoni histori së bashku me muzikë. Zgjidhni këngët e juaja.

    10. Sigurohuni që cdo moment që kaloni me ta të ishte aq I bukur, sikur të ishte momenti I fundit se bashku. Jeta është e shkurtër, buzëqeshni, argëtohuni!