paradoksi

Highlight

Paradoksi i kohës tonë… Një e vërtetë e dhimbshme

By Bleona Foniqi

June 25, 2018

Ne kemi shtëpi më të mëdha-ja, por familje më të vogla; Më shumë mundësi, por më pak kohë; Më shumë tituj e diploma, por më pak logjikë; Më shumë dituri, por më pak gjykim; Më shumë ekspert, por më shumë probleme, Më shumë ilaçe, por më pak shëndet.

Ne kemi qenë deri në Hënë e jemi kthyer prapë, por e konsiderojmë problem të kalojmë rrugën e të flasim me fqinjët e rinj.

Ne ndërtojmë më shumë kompjuterë për të mbajtur gjithë atë informacion, por kemi shumë më pak komunikim mes njëri-tjetrit.

Jemi bërë shumë në numër, por të shkurtër në kualitet.

Është koha e ushqimit të shpejtë, por tretjes të ngadaltë.

Koha e një njeriu të gjatë, me karakter të shkurtër.

Interesa të mëdha, por lidhje të cekëta.

Është një kohë kur ka shumë në dritare, por asgjë në dhomë!

Një e vërtetë e dhimbshme.

… Dalai Lama i 14të.