Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Para se të provoni të ndryshoni të tjerët, ndryshoni vetën

ndryshime

Mos provoni të ndryshoni të tjerët. Kjo nuk funksionin. Do të harxhoni jetën kot duke u përpjekur. Shumë prej nesh e harxhojmë të gjithë kohën në përpjekje për të ndryshuar njerëzit në jetën tonë. Në mendojmë se mund t’i ndryshojmë në mënyrë që të na bëjë ne të lumtur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijet tanë. Ne u flasim atyre me ore të tëra se si mendojmë se duhet të ndryshojnë. Por fëmijet nuk mësojnë nga ajo që u themi.

Ata mësojnë nga ajo që bëjmë. Fëmijët e sotëm, kur na dëgjojnë që u flasim se si duhet të ndryshojnë, shpesh do të na thonë, “Po , ashtu është.” Është shkurt për të thënë “Nuk po dëgjoj atë që thua, po shoh atë që bën”

Gandhi ka qenë ndoshta i përgjegjshëm për ndryshimin më të madh tek njerëzit, nga ç’ka qenë ndonjë tjetër në epokën tonë.

Por, si ia doli?

Ai kishte një formulë tejet të thjeshtë.

Njerëzit shkonin shpesh tek  Gandhi për ta pyetur se si mund të ndryshonin të tjerët.

Dikush mund të thoshte “Jam dakort me ty që të mos ketë dhunë, por ka të tjerë që nuk mendojnë kështu. Si ti ndryshoj?

Dhe Gandhi u thoshte se nuk mundeshin. Ai thoshte se nuk mund t’i ndryshosh të tjerët.

Ju duhet të bëheni ndryshimi që doni të shihni tek të tjerët, thoshtë Gandhi.

Pra, edhe ju duhet të kuptoni që nuk ka efekt të provoni të ndryshoni të tjerët, të dashurin,të dashurën, personin më të cilin jeni martuar,fëmijet  ose këdo qoftë tjetër.Duke u bërë sic doni që ata të jenë ju, udhëhiqni përmes frymëzimit./Unik Portal/