orizi

Highlight

Orizi më i shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë

By Edone Podvorica

May 22, 2018

Ky është orizi më i mirë me perime që keni provuar ndonjëherë. Kjo recetë kërkon rreth 20 minuta kohë.

Përbërësit:

2 lugë gjelle gjalpë; 3 vezë, të rrahura; 2 karrota; 1 qepë e prerë në katrorë të vegjël; 3 thelpinj hudhre; 1 gotë bizele; 4 gota oriz i gatuar dhe i ftohtë; 1 lugë caji vaj susami; 3 lugë gjelle sos soja;

Mënyra e përgatitjes:

1. Nxeni një lugë gjalpe në një tigan. 2. Shtoni vezët dhe përzijeni derisa të jenë gati. Largoni nga zjarri dhe lërini anash. 3. Shtoni gjalpën e mbetur në tigan. Shtoni karrotat dhe qepën dhe lërini të piqen për rreth 3-4 minuta. 4. Shtoni hudhrën. 5. Pas një minute shtoni orizin dhe përzieni. 6. Shtoni vezët prapë në tigan, sosin e sojës dhe vajin e susamit. Lërini të ngrohen për rreth 1-2 minute.