Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Oprah Winfrey, gruaja e hekurt e Amerikës

Oprah Winfrey

Në moshën 9 vjeçare u përdhunua, por jeta e shndërroj në gruan më me ndikim SHBA

Oprah Winfrey është një pronare e medieve amerikane, organizatore e shfaqjes së debatit, aktore, producente dhe filantrope. Ajo është bërë e  njohur për emisionin e saj të tregimit “The Oprah Winfrey ShoW”, i cili ishte programi më i vlerësuar televiziv i këtij lloji në histori dhe që u organizua në nivel kombëtar nga viti 1986 deri në vitin 2011 në Çikago, Illinois.

Historia e saj është sa tragjike aq edhe shpresëdhënëse për këdo që kalon të njëjtat vështirësi si ajo. U përdhunua kur ishte një fëmijë në moshën 9 vjeçare nga kushëriri i saj i cili u mundua ta gënjente me një akullore.

Ajo ngeli shtatzënë në moshën 14 vjeçare, por për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore fëmija i vdiq disa muaj pasi lindi.

Pavarësisht të gjithë atyre vuajtjeve, mamaja e saj e braktisi së bashku me motrën e vogël. Që nga ai moment ajo luftoi e vetme për jetën e saj dhe të motrës së vogël. Pasi mbajti një fjalim të rëndësishëm përpara një audience e cila e pëlqeu shumë, arriti të pranohej në universitet. Në fillim vazhdoi të punonte si gazetare në një emision të dështuar dhe duke punuar 24 orë në ditë arriti ta bënte një ndër emisionet më të ndjekura në Amerikë.

E lindur në Orpah Gail Winfrey, më 29 janar 1954 ajo cilësohet si “Mbretëresha e të gjitha mediave”,duke u renditur si afrikano-amerikania më e pasur, filantropja më e madhe me ngjyrë në historinë amerikane dhe për disa vite mbajti vendin e parë dhe është e para dhe e vetmja miliardere me ngjyrë. Disa vlerësime e rendisin atë si gruaja më me ndikim në botë. Në vitin 2013, ajo u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Barack Obama.

Oprah Winfrey, njëra nga udhëheqëset televizive më të njohura dhe më të pasura të të gjitha kohërave ka edhe sekrete të errëta familjare.

Babai i sajë Vernon para dhjetë vjetëve ka shkruar një libër mbi marrëdhëniet me vajzën e tij të famshme “Gjërat e pathëna” gjë që asaj nuk i pëlqeu dhe atëherë iu përkeqësuan edhe më tepër marrëdhëniet.

Prindërit e Oprah’s gati nuk janë njohur, ndërsa ajo që nga puberteti ka jetuar më nënën e vet. Kur nëna e sajë më nuk kujdesej për të, Oprah vazhdoi të jetoj më babain e saj me të cilin nuk ka komunikuar shumë.

Oprah nuk u martua asnjëherë, ani pse kishte lidhje dashurie. Ajo ka më shumë se 30 vite që është në lidhje me edukatorin Stedman Graham. E pyetur për pse ajo kurrë nuk u martua kishe thënë “Askush nuk e beson, por është e vërtetë”, tha ajo. ‘Unë i thash Stedman: Çfarë do të kishte ndodhur nëse do ishim martuar?’ Dhe përgjigja ishte: ‘Nuk do të ishim bashkë, sepse martesa kërkon një mënyrë tjetër të të qenit në këtë botë’.

Suksesin e saj ajo ia atribuon mendimit pozitiv dhe faktit që e ka dashur suksesin dhe punën që ka bërë.  Ajo ka treguar se mediton rregullisht gjatë lindjes së diellit. Oprah mediton çdo mëngjes, sepse kjo e bën mendjen e saj më të qetë dhe më të përqendruar për pjesën tjetër të ditës.

Gruaja e hekurt e Amerikës, Winfrey, vazhdimisht është pjesë e aktiviteteve të ndryshme ku flet për suksesin dhe jetën e saj, dhe motivon miliona gra në botë.

Ajo gjithmonë kërkon që njerëzit të besojnë tek vetja. Një nga leksionet më të rëndësishme të Oprah-s të cilën duhet ta marrë secila femër, por edhe mashkull, është që të besojë në vetveten. Edhe pse ndoshta mund të tingëllojë banale, sikur me të vërtetë të gjithë të besonim në vetveten dhe në fuqinë tonë se mundemi të bëjmë çfarë të duam, atëherë do të mund të arrinim absolutisht gjithçka. Njerëzit Për Oprah “femra mund të jetë e suksesshme edhe nëse është e vetme”

Oprah është fakt i gjallë se femrës nuk i duhet mashkulli që të jetë e suksesshme, e guximshme dhe e lumtur. Edhe pse ka patur disa meshkuj në jetën e saj, asnjëri prej tyre nuk është meritor për suksesin të cilin ajo e ka arritur. Oprah ec përpara, pa marrë parasysh statusin e saj në dashuri.

Ajo asnjëherë nuk lë pa përmendur guximin. Guximi dhe kurajo janë pjesë të rëndësishme të jetës së njeriut dhe këto veti për ne janë të një rëndësie të veçantë në mënyrë që të mund të ballafaqohemi me të gjitha problemet dhe sfidat të cilat na i sjell jeta. Ajo çfarë na porosit Oprah është se duhet të largojmë frikën, të shfrytëzojmë talentin që kemi dhe më pastaj të nisemi drejt realizimit të ëndrrave tona.

Oprah e di se sa i rëndësishëm është pasioni jetësor, ndërsa pasioni i saj mund të shihet në gjithçka që ajo bën. Kur bëni diçka me pasion do të ndiheni shumë më mirë dhe rezultatet me siguri do të jenë shumë më të mira.

“Ndoshta nuk jeni tërësisht të sigurt se çfarë dëshironi të arrini në jetë, por me rëndësi është që të keni qëllime” thotë Oprah. Gjeni ato qëllime dhe përpiquni që t’i realizoni, nuk është me rëndësi se a janë të vogla apo të mëdha. Mbani mend se me përpjekje të mjaftueshme dhe me vetë -iniciativë, gjithçka është e mundur. Pra, nëse dëshironi që të arrini diçka në jetë, është e nevojshme që të përcaktoni qëllimet tuaja.

Dhe, patjetër, ajo kërkon të mos dorëzoheni asnjëherë.

Pra, asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Duhet të jeni këmbëngulës, nëse një person ju thotë jo, kjo nuk do të thotë së duhet të dorëzoheni. Është e njohur se si Oprah është rritur në një familje tejet të varfër dhe me siguri asnjëherë nuk do të arrinte këtu ku është tani sikur të mos ishte mjaftueshëm e vendosur dhe këmbëngulëse.