Highlight Storie Inspirimi

Numërojini të gjitha të mirat që keni

të mirat

Me siguri keni dëgjuar shumë njerëz t’ju thonë se duhet t’i numëroni të gjitha të mirat që keni. Por, mos harroni që kur je tregoni mirënjohje për gjithcka të mirë në jetën tuaj.

Kjo është pikërisht ajo çka po bëni.

Ajo që mund të mos ju këtë shkuar ndër mend është fakti që numërimi i këtyre të mirave është mënyra e vetme dhe më efikase për të përmirësuar jetën si me magji.

Kur të filloni të tregoni mirënjohje për të mirat që keni, pavarësisht sesa të vogla mund të jenë ato, shumë shpejtë do të shihni që ato do të shumëfishohen.

Nëse jeni mirënjohës për paratë që keni, sado pak qofshin ato, financat tuaja do të lulëzojnë në mënyrë magjike.

Tregohuni mirënjohës për marrëdhëniet që keni me miqtë apo me familjaret tuaj.

Ato mund të mos jenë aspak të përsosura, ju do të shihni me sytë tuaj se si ato do të bëhen më të mira brenda një kohë të shkurtër.

Puna që bëni mund të mos jetë aspak ajo më e parapëlqyera, por, nëse do të tregoheni mirënjohës që e keni, gjërat do të fillojnë të ndryshojnë.

Kështu do të ndiheni gjithnjë e më mirë, madje përpara jush do të shfaqen edhe shumë mundësi e të tjera.

Këto do t’jua bëjnë punën edhe  më të këndshme nga që  kishit menduar ndonjëherë.

E kundërta ndodhë kur nuk tregojmë asnjë lloj mirënjohjejeje për ato që kemi, por vetëm ankohemi.

Kështu ne biem në një kurth, ku e shohim veten të rrethuar vetëm nga situata të papëlqyeshme.

Kur ndodhë kjo?

Kjo ndodhë kur ne përmendim gjithnjë ato që nuk i kemi, kur veç kritikojmë dhe numërojmë vetëm gabimet apo fajet e të tjerëve. Kur ankohemi për trafikun, për radhët e gjata, vonesat, qeverinë, për rrogën e vogël apo kohën e keqe.

Kur radhisim vetëm gjërat negative, ato shumohen. Dhe, ç’është më e keqja edhe ato të mira që mund të jenë në rrugë e sipër nuk vijnë më.

~ Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne