Nauli Kriya

Highlight

Nuk është “Alien Yoga ” është “Nauli Kriya”

By Edone Podvorica

October 04, 2017

Secili nga ne po e pyesim vetën se “cila është kjo lëvizje e çuditshme e stomakut që po bën xhiron nëpër Botë nëpërmjet rrjeteve sociale”

Mund të jetë formë e yogas e panjohur për disa por për Drinie Aguilar, praktikuese dhe trajnere e yogas nuk tingëllon aspak e panjohur…

Kjo formë e yogas njihet me emrin “Nauli kriya” dhe karakteristikë e saj është stërvitja abdominale.

Gjithçka përbehet nga një veprim apo përpjekje si një seri posturesh,frymëmarrjeje dhe zëri që punojnë për të manifestuar një qëllim specifik. Nauli Kriya është një teknikë për masazh të barkut që përfshin organet dhe muskujt e barkut duke lëvizur anash dhe vertikalisht në një lëvizje të valëve.