Highlight Natyrë & Turizëm

Njihuni me qytetin më të lumtur në Britani

Britani

Sigurisht, lumturia nënkupton shumë gjëra. Ajo nuk ekziston vetëm në sensin që ka lidhje me paratë, edhe pse kjo është pjesë e saj. Produkti real i brendshëm bruto për frymë është një prej matjeve kryesor. Të tjerat përfshijnë bujari, shpresë për një jetë më të shëndetshme, duke pasur dikë për të llogaritur apo përceptuar lirinë si mënyrë e zgjedhjes së jetës dhe lirinë nga korrupsioni.

Lumturia kolektive është një metrikë e pakapshme për të gjykuar dhe mund të ndryshojë sipas të gjitha llojeve dhe faktorëve. Por, rritja e vendeve të punës, jetëgjatësi, niveli i ulët  ngjarjeve negative si krimet, fryma e komunitetit, mbështetja sociale dhe liria e shprehjes mund të kontribuojnë në një ndjenjë të mirëqenies dhe lumturisë në një vend të caktuar.

Të gjitha këto i ka Harrogate, qyteti më i lumtur në Britani.

Qyteti piktoresk, Harrogate,është vendi që falë lumturi për të gjithë. Të gjithë thonë se siguria e qytetit, ndjenja e saj për fqinjësi dhe rekreacion janë ndër arsyet kryesore që e bëjnë këtë qytet të jetë i pari në listën e qyteteve të lumtura.