Highlight Të tjera

Njerëzit përballë stresit

stresi

Ekzistojnë dallime të mëdha mes njerëzve, për mënyrën se si reagojnë ndaj stresit. Disa persona e durojnë stresin më mirë dhe ballafaqohen më lehtë se të tjerët me të. Të njëjtat sfida, mund të shkaktojnë të njerëz të ndryshëm, reagime të ndryshme.

Dikush mund të reagojë ndaj stresit në mënyrë të zëshme, ndërsa dikush tjetër as që do t’i  vërejë apo t’i ndjejë ata. Këto ndryshime të reagimit luftarak në situatën stresore, janë pasojë e faktorëve trashëgues, të zhvillimit dhe të ambientit, si dhe pasojë e përvojës. Shumica e njerëzve reagojnë ndaj stresorëve në mënyrë të pritshme dhe normale, reagimit fiziologjik. Ata zakonisht i shterojnë ankthet dhe konfliktet e vogla dhe të vazhdueshme, të cilat ndodhin  edhe kundrejt angazhimit që kanë për t’i tejkaluar ato.

Ka edhe nga ata që reagojnë në mënyrë hiper-reaktive, me rrahje të përshpejtuara të zemrës, me presion të lartë arterial, me kaheholaminë të lartë dhe me funksion të sforcuar të qelizave imunologjike.

Hiperaktiviteti i vazhdueshëm i sistemit stresor, lidhet me sëmundjet kardiovaskulare të sëmundjeve endokrine, psikiatrike, metabolike, malinje dhe imunologjike. Një pjesë tjetër e vogël reagon dobët në stres.

Reagimi I tyre është i dobët, pse mund të mungojë fare.

Është fjala për njerëzit me reaktivitet të dobët, apo për personat hiporeaktiv në stres. Te personat hiporeaktiv vlerat e kortizolit ulen.

Njerëzit ankohen se janë të lodhur dhe kanë mungesë vullneti.

Me këtë gjendje hormonale, në literaturë lidhim depresionin sezona;, sindromën e lodhjes kronike, fibromialgimin dhe sindromën e zvarritjes pas ndërprerjes së pirjes së duhanit.