Highlight Të tjera

Një truk i thjeshtë që të zbuloni efektet e “fshehura” të Instagram për të rregulluar fotografitë tuaja

efektet

Ju duhen vetëm disa sekonda të rregulloni se cilat efekte të Instagram doni të përdorni për të rregulluar fotografitë e juaja.

Instagram ju lejon të përdorni disa efekte, mirëpo janë edhe disa efekte të tjera të fshehura. Për të cilat me siguri nuk keni dëgjuar!

Unik Portal ju sjellë një truk të thjeshtë, që të zbuloni efekte të reja në Instagram për të rregulluar fotografitë tuaja.

Shikoni një guidë se si ta rregulloni këtë në disa hapa të vetëm:

Së pari hapni Instagramin, dhe krijoni një postim të ri.

Zgjedhni një foto në galerinë tuaj, ose bëni një të re.

Kur hapet menyja me efekte të ndryshme, shkoni deri në fund. Aty do të shihni opsionin ‘Manage’.

Kështu do t’iu hapet një faqe e re dhe ju do të shihni të gjitha efektet që mund të përdorni. Ato që kanë shenjën e kaltër janë efektet që ju i keni parë deri më tani. Por nëse shkoni më poshtë mund të shihni efekte të reja të cilat nuk i keni përdorur më parë. Klikoni në ato që doni të shtoni dhe në fund prekni ‘Done’.