Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Një thirrje të cilës i përgjigjen të gjithë me kënaqësi

thirrje

Të gjithë njerëzit, duke filluar nga vetë ne, kanë gjithmonë një vlerësim shumë të madh për veten e tyre dhe konsiderohen si të mirë, dashamirës, bujarë. Kjo vlen për të gjithë.

Pierpont Morgan pohonte se njeriu vepron bazuar në dy motive: njëri – ai vërteti dhe një tjetër- që të paraqitet si fisnik dhe i mirë.

Kur duam të arrijmë diçka nga dikush mjafton që t’i drejtohemi këtyre ndjenjave fisnike të atj personi dhe në ketë mënyrë mund të arrijmë atë që duam.

Përvoja ka treguar, se e vetmja bazë e sigurt për të ndërtuar marrëdhënie të drejta me klientët, është që të shprehësh besim tek ndershmëria, sinqeriteti dhe serioziteti i tyre. Nëse janë të bindur që një llogari është e drejtë, e shlyejnë menjëherë. Për ta thënë me fjalë të tjera: shumica e njerëzve janë të ndershëm dhe kanë dëshirë t’i përballojnë impenjimet e tyre.

Natyrisht ka edhe përjashtime, por janë të pakta dhe unë jam i bindur se edhe ata që duan të debatojnë dhe shmangen nga detyrimet, nuk do ta bëjnë, nëse arrinin t’i bindni, se i konsideroni të ndershëm dhe seriozë. Pra, nëse doni t’i bindni të tjerët që të pranojnë mendimin tuaj, ndiqni rregullin e dhjetë:

Drejtohuni ndjenjave më fisnike tek të tjerët. /Unik Portal/