Highlight Të tjera

Një mësim i vlefshëm mbi jetën: Pse duhet të jemi mirënjohës?

mirënjohës
Përse duhet të jemi mirënjohës? Unik Portal ju sjellë një mësim të vlefshëm mbi jetën.

Djali i një njeriu të pasur po përfundonte universitetin dhe po diplomohej.

Për muaj të tërë, ai i kërkoi babait të tij një veturë të re. Duke e ditur se babai i tij kishte para të mjaftueshme.

Kur dita e diplomimit erdhi, babai i djalit e thirri atë në studion e tij. Ai i dha një dhuratë të mbështjellur dhe e uroi për arritjen dhe suksesin e tij deri më tani.

I dëshpëruar, djali hapi dhuratën. Ai gjeti një ditar me emrin e tij të gdhendur në të. Me një zë të lartë dhe me zemërim ai hodhi ditarin në plehra dhe u largua.

Djali nuk kishte parë më babain e tij qysh nga dita e diplomimit. Sidoqoftë ai u bë me të vërtetë i suksesshëm dhe i pasur sa babai i tij, me një shtëpi të bukur dhe familje të dashur.

Mirëpo ai e kuptoi se babai i tij po plakej, dhe ishte koha që ta lënë pas të kaluarën.

Pikërisht atëherë, ai mori një mesazh në telefon se babai i tij kishte vdekur dhe djali duhej të kthehej në shtëpi për tu kujdesur për pasurinë.

Djali I tij, duke mbajtur zi dhe i penduar u kthye në shtëpi. Duke shfletuar dokumentet e vjetra të babait të tij, ai gjeti ditarin të cilin i kishte dhuruar babai vite më parë. Të cilin ai vet e kishte hedhur në kosh plehrash.

Ai e hapi atë, dhe duke shfletuar çelësat e makinës ranë nga pjesa e prapme e ditarit.

Kur ai ktheu fletën e fundit aty shkruante:

“ E paguar e gjitha. Kudo që kjo veturë do të të dërgojë, shkruaj për atë aventurë në këtë ditar. Të dua, babai.”

Pavarësisht se çfarë po prisni, gjithmonë jeni mirënjohës për atë që ju është dhënë.

Është një bekim për ju, më shumë se që e keni menduar!