Highlight Storie Inspirimi

Një mësim i vlefshëm mbi fuqinë e mirësjelljes!

mirësjellja


Kjo storie do t’iu bëjë me lot në sy… Sa mësim i vlefshëm mbi fuqinë e mirësjelljes!

Një njeri i varfër dhe një i pasur hyn së bashku në një kafene.

Njeriu i varfër u ul dhe porositi një kafe si gjithmonë. Pagoi atë dhe e shijoi dalëngadalë.

Pasi porositi, ai ktheu kokën nga njeriu i pasur dhe pyeti atë: “Çfarë do të marrësh sot”?

Njeriu i pasur ktheu kokën nga banakieri dhe i tha: “Të lutëm më sill një biskotë dhe gazetën ditore.”

Pasi banakieri solli porosinë e tij, njeriu i varfër me gjithë mirësjellje u ngrit në këmbë dhe pagoi porosinë e njeriut të pasur.

I shokuar, i pasuri tha: “Nuk duhet ta bësh këtë.”

“Të bëj çfarë?” u përgjigj njeriu i varfër.

“Nuk duhet të paguash për porosinë time. Unë mund të jem më i pasur se ty.”

Njeriu më i varfër ndaloi për një moment dhe tha… “Ti mund të jesh. Por ajo që duhet të bëjmë dhe ajo që mund të bëjmë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.”

Njeriu i pasur i mbushur në lot tha, “Askush nuk ka bërë diçka të tillë për mua, sepse kanë paragjykuar që mund të kujdesëm për vetën time… Kjo ishte shumë e mirë nga ana jote. Faleminderit!”

Prandaj: Ji i sjellshëm me të tjerët! Pavarësisht paraqitjes së të tjerëve, ju mund të ndreqni ditën e tyre!