Highlight Natyrë & Turizëm

Një histori e tërë e Egjiptit madhështor

Egjipti

A jeni një adhurues i flakët i antikës dhe historive të vjetra, piramidave, mbretërive të shuara, librave të shumtë e përplot tempuj? Gërshetimi i këtyre faktorëve në një vënd të vetëm: Egjipti.

Një vend që ja vlenë të vizitohet nga të gjithë. Do t’iu mbetët kujtim për jetë.

Vendet që duhen vizituar:

Piramidat e mëdha, Sphinx dhe Giza;

Tempujt Luxor, Karnak dhe Thebes;

Lugina e Mbretërve dhe Mbretëreshave;

Libraria e Aleksandrisë;

Fshati Nubian;

Cila është koha e preferuar për të vizituar Egjiptin? Koha më e mirë për të parë Egjiptin dhe atraksionet që ky vend di ti dhurojë është periudha kohore prej tetorit deri në mars. Gjatë muajve të verës mund të ketë temperature shumë të larta, ndotje dhe poashtu gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pothuajse të gjitha atraksionet do të jenë të mbyllura. Prandaj konsiderojini një mori gjërash para se të planifikoni një udhëtim për në Egjipt.

Ushqimet që duhet ti provoni:

Falafel,
Shaëerma,
Kafe egjiptiane;
Çaj egjiptian;
Kushari;

Disa nga zakonet egjiptiane:

Përshëndetuni me të tjerët me një shtrëngim të lehtë dore, meshkujt duhet të  përkulen pak para femrave.
Largoni këpucët e juaja para se të hyni në shtëpinë e dikujt.
Femrat duhet të jenë të kujdesshme me veshjen./Unik Portal/