Highlight

Niveli i ulët i dopaminës ju bën të shtoni peshë

By Bleona Foniqi

February 09, 2018

Dopamina është një nga neurotransmetuesit më të rëndësishëm në trurin tuaj që dërgon sinjale komunikimi përmes sistemit nervor dhe shpjegon pse nivelet e tij janë të larta.

Ka mënyra të shumta që dopamina ndikon në sistemin tonë neurologjik dhe nivelet e ulëta të këtij kimike të rëndësishme mund të kenë efekte serioze negative.

Aftësia juaj për t’u përballuar me stresin është më e mirë kur ushtroni dhe stërvitjet  mund të ndihmojnë në parandalimin e depresionit sepse përmirëson efektivitetin e transmetimit të dopamines. Të ushqyerit keq dhe mungesa e stërvitjeve  janë dy faktorë të zakonshëm,që mund t’ju dërgojnë drejt simptomave të para të depresionit.

Nivelet e ulëta dopamines janë të lidhura gjithashtu me depresionin.

Gjendja jonë e përgjithshme përmirësohet kur kemi nivele normale të  dopamines në krahasim me nivelet e ulëta. Hulumtuesit që studiojnë shkaqet e shtimit të peshës dhe të obezitetit kanë gjetur  se njerëzit më pak të depresuar kanë më shumë gjasa të ushtrojnë sesa ata me depresion dhe me dopamine të ulët.