Highlight Storie Inspirimi

Nise ditën me mendime dhe ndjenja të mira

Kur jeni të përqendruar mbi diçka që vërtetë nuk e doni, është më e lehtë të mbeteni të përqendruar mbi atë temë të padëshiruar, madje duke kërkuar të tjera dëshmi për ta mbështetur atë mendim, se sa të kaloni te një perspektivë më pozitive, sepse mendimet e ngjashme midis tyre tërhiqen.

Kështu, po të përpiqeni të bëni një kërcim të madh nga një temë vërtetë negative, e padëshiruar, menjëherë te një temë e këndshme, pozitive, për diçka që e keni dëshiruar shumë, nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë kërcim, sepse ka mospërputhje shumë të madhe ndërmjet atyre mendimeve .

Po të vendosni të anoni përgjithësisht, hap pas hapi dhe butë të drejtimi i gjërave të dëshiruara, kjo do të ishte më të vërtetë rruga më e mirë për t’iu qasur përmirësimit tuaj vibrues.

Kur zgjoheni në fillim në mëngjes, pas disa orësh gjumë e për pasojë , ka një shkëputje vibruese të gjërave të padëshiruara, dhe jeni në gjendjen vibruese më pozitive.

Po ta filloni ditën tuaj, madje edhe përpara se të ngriheni nga shtrati, duke kërkuar një grusht aspektesh pozitive në jetën tuaj, do ta filloni ditën tuaj në një damar më pozitiv dhe me mendimet se Ligji i tërheqjes do të shërbejë si pikënisja e shtysës që çdo ditë do ta ndieni vetën më mirë dhe me përfitim.

Me fjalë të tjera, çdo mëngjes keni mundësinë për të hedhur një bazë tjetër viburese, në një farë pikënisje, që vendosë tonin e përgjithshëm të mendimeve tuaja për pjesën tjetër të ditës.

E ndërkohë që ka mundësi për disa ngjarje të shmangen prej asaj pikënisjeje, me kohë do ta shihni se keni marrë plotësisht në duar kontrollin e mendimeve tuaja, vibrimin tuaj, pikën tuaj të tërheqjes, vetë jetën tuaj./UnikPortal/