Highlight Natyrë & Turizëm

Nesso: Vendi më i ëmbël e i hijshëm në Itali

Nesso

Nëse nuk keni dëgjuar për fshatin Nesso në Itali atëherë na lini t’ju shpjegojmë bukuritë mbresëlënëse të këtij vendi. Një vend kaq i vogël por simpatik. Italia edhe pse shquhet të ketë bukuri të shumta, fshati Nesso padyshim që mund të llogaritët si një ndër to.

Nesso shtrihet përgjatë Liqenit Como në regjionin e Lombardisë në Itali.

Me një popullsi prej 1302 njerëz. Pikërisht! Vetëm 1302 njerëz. Një vend shumë i bukur, dhe i qetë. I paprekur ende nga turizmi.

Sidoqoftë fotografitë flasin më shumë se fjalët në këtë aspekt:

Si arrihet në Nesso?

Ju mund të merrni autobusin e linjës C30 për në Nesso. Atë mund ta gjeni në çdo orë.

Gjërat që mund të bëni në Nesso:

Ju nuk keni nevojë për më shumë se një ditë që të shijoni bukuritë e këtij vendi. Sidoqoftë ju mund të gjeni akomodim nëse dëshironi të qëndroni më gjatë. Atraksioni kryesor pa dyshim që është vetë ky ishull magjepsës, dhe është si një lloj lotarie për fotografët.

Ecni dhe eksploroni rrugët e bukura të mbushura me gurë, urën romake “Ponte Roma” e pa harruar të mrekulloheni me pamjet e bukura të ujëvarave, liqenit dhe kështjellës.

Nëse dëshironi të shijoni një gotë verë apo të hani një darkë të shijshme vizitojeni Trattoria del Porto. Nga aty mund të shijoni pamje të këtij vendi. Mos harroni të rezervoni!