Nëse ti më harron!

Highlight

Nëse ti më harron!

By Bleona Foniqi

August 24, 2018

Dua që të dish Një gjë. Ti e di si është kjo gjë: nëse shoh hënën e kristaltë , degën e kuqe të vjeshtës së ngadaltë në dritaren time, nëse prek pranë zjarrit hirin e pakapshëm ose trupin e rrudhur të drurit, gjithçka më çon tek ty, sikur kjo që ekziston aroma,dritë, metale, të ishin anije të vogla që shkojnë drejt ishujve të tu që më presin .

Sidoqoftë nëse pak nga pak ndalon së më dashuri do të ndaloj se dashuri pak nga pak “Nëse papritmas më harron, mos më kërko se tashmë do të kem harruar

Nëse të duket e gjatë dhe e çmendur era e flamujve Që kalon permes jetës time dhe vendos të më lësh në breg të zemrës në të cilën kam rrënjët, mendo se në atë ditë, në atë kohë, do të ngre lart krahët dhe rrënjët e mia do të dalin për të kërkuar tokë tjetër

Por nëse çdo ditë, çdo orë e ndjen se për mua je destinuar me ëmbëlsi të pamëshirshme. Nëse çdo ditë çel në buzët e tua një lule për të më kërkuar, ah, dashuria ime në mua i gjithë ai zjarr përsëritet, në mua asgjë nuk shuhet as harrohet, dashuria ime ushqehet me dashurinë tënde,e dashuruar, dhe derisa të jetosh do të jete në krahët e tu pa dalë nga krahët e mia.

Pablo Neruda, 1952