Highlight Të tjera

Nëse e ndjenë, mund ta kesh

Gjithçka në univers është magnetike dhe gjithçka ka një frekuencë të tillë. Po kështu edhe ndjenjat e mendimet e tua.

Ndjenjat e mira tregojnë se je në një frekuencë pozitive. Ndjenjat negative tregojnë se je në një frekuencë negative. Gjithçka që ndjen, qoftë kjo pozitive apo negative, tregon frekuencën, tënde dhe ti, njësoj, si magneti, tërheqë njerëzit, ngjarjet dhe rrethanat që janë në të njëjtën frekuencë.

Nëse ndihesh entuziast, frekuenca jote e entuziazmit do të tërheqë njerëz, situata dhe ngjarje entuziaste. Nëse ndihesh i frikësuar, frekuenca jote do të tërheqë njerëz, situata dhe ngjarje të tilla. Nuk mund të dyshosh asnjëherë për frekuencën në të cilën ndodhesh, pasi ajo që ndjen tregon qartë atë.

Frekuencën mund ta ndryshosh në çdo kohë, duke ndryshuar ndjenjat e tua. Si rezultat, do të ndryshojë gjithçka që të rrethon, pasi, ndërkohë ke kaluar në një frekuencë tjetër.

Për çdo situatë në jetë, rezultatet mund të jenë nga me të ndryshmet. Dhe çdo rezultat varet nga ndjenja që ushqen për të.

Një marrëdhënie mund të jetë në çdo, frekuencë ndjenje të mirë, lumturi, gëzim, entuziazëm etj, por mund të jetë edhe e kundërta.

Ajo mund të jetë monotonë, acaruese, plot brengë, e mërzitshme, prekëse po çdo lloj tjetër frekuence ndjenjash negative.

Pra marrëdhënia mund të ketë situata të ndryshme dhe këtë e vendos ndjesia që ti ushqen për të.

Ndjesia që ti ushqen për marrëdhënien është pikërisht ajo që do të përjetosh në të.

Nëse shumicën e kohës ndihesh i gëzuar mbi atë marrëdhënie, ti ushqen dashuri dhe do të përjetosh dashuri, pasi kjo është frekuenca në të cilën ndodhesh.