Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Nëse dini rregulla të kujdesit ndaj lëkurës ju do të keni lëkurë perfekte!

Lëkura është organi më i madh i gjithë trupit të njeriut. Në veçanti ne priremi ti kushtojmë rëndësi lëkurë së fytyrës, dhe ndonjëherë me produktet që përdorim edhe i bëjmë dëm asaj.

Pra hapi i parë për kujdes ndaj lëkurës është të përdorni produktet e duhura. Si fillim duhet të dini tipin e lëkurës.

Lëkura e të gjithëve është unike dhe ndryshon vazhdimisht, por ka kategori të caktuara të tipit të lëkurës që mund të përdorni si udhëzues për t’ju ndihmuar të kuptoni se cili lloj i kujdesit i duhet lëkurës tuaj.

Njohja e llojit të lëkurës tuaj është e rëndësishme, sepse në varësi të asaj që është, ju duhet të përdorni produkte shumë të ndryshme.

Një lëkurë e pastruar po ashtu është hap i rëndësishëm i kujdesit, kur dihet që ne i ekspozohemi ajrit të ndotur çdo ditë.

Një lëkurë e pa pastruar është vend i përshtatshëm për akne, pika të zeza,  dhe dëmtim të lëkurës në përgjithësi. Prandaj cdo mbrëmje kujdesuni që të pastroni mirë e mirë lëkurën tuaj.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme  gjeni një produkt hidratues, si acidi hialuronik dhe glicerinë, përbërësit natyralë si kamomil, vitaminë E, Aloe Vera, dhe më e rëndësishmja, shmangni alkoolin dhe duhanin.

Nëse keni lëkurë e kombinuar atëherë merrni një toner hidratues që do të luftojë tharjen, ndërsa në të njëjtën kohë minimizon prodhimin e sebumit duke rregulluar kontrollin e vajit.

Përbërësit si niacinamide, çaji jeshil dhe ceramides do të ndihmojnë në balancimin e niveleve të pH të lëkurës, riparimin e lëkurës tuaj dhe shtrëngimin e poreve.

Nëse lëkura e juaj është e yndyrshme atëherë ajo ka nevojë për përbërës më të fuqishëm të cilët do të ndihmojnë për të pastruar thellë poret dhe për të shpërndarë qelizat e papastra dhe të vdekura të lëkurës.

Niacinamide është një tjetër përbërës i madh që mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit dhe kontrollin e prodhimit të yndyrës, ndërsa çaji jeshil ndihmon si  antibakterial dhe anti-inflamator.