Familja Highlight

Nënat që punojnë inspirojnë fëmijët e tyre!

nënat

Një studim i ri tregon se fëmijët me nëna që punojnë rriten më mirë dhe më të përgatitur për tregun e punës.

Ja pse:

Shumë studime për gratë dhe punësimin dhe gruan si fuqi punëtore, tregojnë se punësimi sa më i madh i gruas ka një ndikim të madh në ekonomi njëjtë siq ka ndikim të madh në mirëqenien e tyre.
Dhe kjo ide vazhdon të forcohet edhe më shumë, në veçanti në kohen kur shumë gra që punojnë luftojnë me idenë se balancimi I karrierës dhe familjes mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijëve.

Studimet e reja janë vërtetë inkurajuese. Ato tregojnë se fëmijët, prindërit e të cilëve punojnë, rritën më mirë dhe më të përgatitur për punët që do të punojnë gjatë jetës, për dallim prej fëmijëve, të cilëve nuk ju punojnë të dy prindërit.

Rezultatet e studimit janë të Shkollës për Biznes të Harvardit. Studimi tregon se vajzat që rriten nga nënat që punojnë fitojnë gjatë jetës 23% me shumë se sa vajzat që rritën nga nëna që rrinë në shtëpi.
Ky është vetëm një studim në kohën kur çdo ditë po shtohen provat se këta fëmijë që llogaritën se ballafaqohen me vështirësi gjatë rritjes, inspirohen nga nënat e tyre profesioniste. Dhe, shumë kompani ndajnë resurse për të fuqizuar nënat dhe familjet e tyre.

Në vitin 1950, vetëm 30% e femrave punonin, por sot, ky numër është dyfishuar dhe është afër 60%. Dhe, pasi që gjenerata e parë e fëmijëve të rritur me prindërit në punë ka treguar se ata janë më reflektues ndaj karrierës dhe punës, tregon se të procesi i rritjes nga një nënë profesioniste është i dobishëm.

Për shembull, vajzat që rriten nga një nënë punëtore, priren të kenë rroga më të larta, pozita më të mira në punë dhe përgjegjësi më të madhe ndaj profesionit.

Por, nënat profesioniste janë po ashtu inspirim për djemtë e tyre. Kur djemtë rriten nga nëna që punojnë jashtë shtëpisë, ata priren të jenë më ndihmues ndaj femrave në punë, pranojnë si si vlerë profesionale gjininë e kundërt, janë më të ndjeshëm ndaj krijimit të një ambienti kreativ në shtëpi dhe inkurajojnë vajzat e tyre për të arritur më shumë në jetë.

Cka tjetër?

Fëmijët që rritën nga nëna profesioniste priren të jenë zhvillues, komunikues, menaxherë të mirë të ngjarjeve dhe situatave më të cilat përballën çdo ditë, për dallim prej fëmijëve që rritën me nënat në shtëpi.
Fuqizimi i punësimit të qifteve është e mirë për familjet sa edhe për kompanitë. Këtë e dinë në veçanti kompanitë që suksesin e tyre nuk e matin vetëm me fitimet, por edhe me rolin e tyre në edukimin e gjeneratave të reja.