Pa ndjenjat, mendimet dhe fjalët tuaja jeta nuk ka asnjë kuptim. Gjatë ditës ti ke shumë mendime, të cilat nuk të dërgojnë askund.
Shumica e mendimeve nuk përçojnë një ndjenjë të fuqishme brenda teje. Rëndësi ka së çfarë ndjen.
Imagjigjoj për një moment mendimet dhe fjalët e tua si një anije kozmike, ndjenjat janë karburanti i saj.
Anija kozmike është një makineri që smund të bëjë asgjë pa karburantin. Pikërisht është ai që e bën anijen të ngrihet e të fluturojë. E njëjta gjë ndodhë edhe me mendimet e fjalët e tua, ato janë makinëri që smund të bëjnë asgjë pa ndjenjat pasi ato janë karburanti i mendimeve dhe i fjalëve.
Ndjenjat e tua, ashtu si edhe çdo gjë tjetër në jetë, munt ë jenë pozitive ose negative, ti ke ndjenja të mira, ose të këqija. Të gjitha ndjenjat e mira burojnë nga dashuria. Sa më mirë ndihësh, si për shembull kur je i gëzuar, aq më shumë dashuri transmeton. Dhe sa më shumë dashuri jep, aq më shumë edhe merr.
A më keq ndihesh, si, për shembull kur je i dëshpëruar, aq më shumë ndjenja negative transmeton. Dhe sa më shumë ndjenjë negative transmeton, aq më shumë edhe merr në këmbim. Arsyeja pse ndihesh kaq keq nga ndjenjat negative është sepse atyre u mungon dashuria, forca pozitive e jetës.
Sa më mirë të ndihesh, aq më mirë vijnë gjërat.
Sa më keq ndihesh, aq më keq bëhen ato, derisa të ndryshosh mënyren e të ndierit.