Highlight Storie Inspirimi

Ndjenjat e tua pasqyrojnë atë që ti transmeton

ndjenjat

A e dini që ndjenjat e juaja pasqyrojnë atë që ti transmeton?

Ju duhet ta keni shumë të qartë. Nëse në fushat kryesore të jetës je përqëndruar më shumë te ndjenja pozitive apo negative. Ndjenja që ke për secilin aspekt, si, për shembull paratë, shëndetin, punën apo çdo marrëdhënie, është pasqyrim i ndjenjës ku ti je përqëndruar.

Kur ti mendon për paratë, ndjenjat e tua reflektojnë pikërisht përqasjen tënde ndaj parasë. Nësë ti ndihesh keq kur mendon për paratë, sepse nuk ke mjaftueshëm ti krijon rrethana dhe eksperienca negative. Pasi është pikërisht ajo ndjenja të cilën ti kultivon.

Kur mendon për punën, ndjenjat e tua pasqyrojnë po të njëjtën gjë. Nëse ndihesh mirë, do të krijosh rrethana dhe situata pozitive, pasi ti e ke ushqyer ndjenjën pozitive.

Po kështu kur mendon për familjen, shëndetin apo çdo gjë tjetër.

Jeta nuk është e rastësishe, ajo është përgjigja e veprimeve të tua. Jetën e ke vetë në dorë. Çdo aspekt të saj e ke në dorë. Ti i jep asaj formën, ti je shkrimtari, ti je regjisori i jetës tënde.

Ti i jep drejtimin jets tënde me mënyren se si e jeton atë.

Ndjenjat e mira kanë një pafundësi nivelesh, që do  thotë se nuk ka ndonjë kufi se deri në cfarë lartësishë mund të arrijë jeta jote.

Nga ana tjetër, edhe ndjenjat negative mund të përparijnë, por ndjenjat negative kanë një kufi deri ku mund t’i durosh, çka të detyron të zgjedhësh sërish pozitivën.

Nuk është e rastësishme që ndjenjat e mira të bëjnë të ndihesh në “qiellin e shtatë”, e ato negative të ndihesh keq.

Dashuria është pushteti suprem që drejton jetën, ajo të thërret e të tërheqë nëpërmjet ndjenjave të mira.

Por, dashuria të tërheqë edhe nëpërmjet ndjenjave negative, e pikërisht ato të bëjnë të kuptosh se je shkëputur nga forca pozitive e jetës.