Highlight Yoga

Ndihmoni fëmijët tuaj të qetësohen me këto 3 teknika të Yoga-s

fëmijët

Një ndër benefitet e shumta që fëmijët mund të përfitojnë nga yoga është relaksi dhe ndjenja e qetësisë.

Unik Portal ju sjellë disa teknika të Yoga-s që mund t’I ndihmojnë fëmijës suaj të qetësohet.

1. Frymëmarrja e thellë;
Frymëmarrja është një ndër komponentet kryesore për tu ndjerë të qetë.

Duke I ndihmuar fëmijët të fokusohen në frymëmarrjen e tyre, do të ndihmojë në përmirësimin e disponimit të tyre, ngritjen e energjisë dhe mirëqenien.

2. Vajrat esencial;

Nuhatja është një shqisë e fuqishme. Thoni fëmijës tuaj se do t’iu jepni aromën e diellit, oqeanit, luleve. Gjë që do ti bëjë ata të ndihen të emocionuar.

Vendosni pak vaj esencial në dorën e tyre dhe thoni atyre ta nuhasin atë. Kjo poashtu stimulon frymëmarrjen e thellë.

3. Përdorni muzikë relaksuese;

Të gjithë fëmijët do ta pëlqejnë muzikën relaksuese. Ajo do ti bëjë fëmijët të ndihen sikur janë në ëndrra.

Përdorni tinguj të natyrës, muzikë pianoje për të krijuar një ambient të qetë dhe paqësor që fëmijët të pushojnë.