Highlight Modë & Bukuri

Ndaloni këta shkaktarë të plakjes!

Askush nuk mund ti ikë kohës. Të gjithë do të plakemi. Por prapë se prapë ka njerëz të cilët sapo kanë mbushur të 30-tat mirëpo duken sikur të jenë shumë më të plakur kurse disa kanë mbushur të 60-tat e prapë duken sikur të ishin në të 40-tat.

Disa njerëz duket sikur të kenë fituar lotarinë me një fytyrë të pastër e par rrudha mirëpo për ju që nuk e keni pasur këtë fat atëherë ja ku po ua themi: I gjithë sekreti është tek një stil jetese i shëndetshëm.

Janë disa zakone që ju po i bëni që po ndikojnë në plakjen tuaj më të shpejtë. Ndaloni tani!

1. Nuk përdorni asnjë lloj kremi kur ekspozoheni në diell. Kur u ekspozoheni rrezeve të diellit pa mbrojtje kjo jo vetëm që shkakton rrezik për kancer të lëkurës por edhe çon deri tek rrudhat dhe shenjat e shumta.

2. Pirja e duhanit. Duhani me të vërtetë që mund të shkaktojë shumë çrregullime në organizmin tuaj e një ndër to është edhe plakja e lëkurës suaj.

3. Stresi dhe zemërimi. Këto dyja jo vetëm që krijojnë një atmosferë negative nga jashtë ato edhe ndikojnë në plakjen e mëhershme kështu duke ndikuar në krijimin e shumë rrudhave, rënien e flokëve etj.

4. Kujdesi i dobët për lëkurën. Kur jeni duke arritur një moshë ju duhet të rritni edhe kujdesin tuaj për lëkurën. Gjithmonë pastrojeni fytyrën tuaj para gjumit dhe mos harroni të vendosni një krem hidratues.