Highlight Meditimi

Ndalo pirjen e duhanit vetëm me meditim

ndalo pirjen e duhanit

Çfarë do të përfitonit nëse do meditonit në baza ditore?

Benefitet natyrisht janë të shumta, duke filluar me përmirësimin e jetës tuaj dhe shëndetit mirëpo a mund të ndaloni pirjen e duhanit vetëm duke medituar?

Michelle Morgan filloi të pinte duhanin qysh në moshën 12 vjeçare. Kur ajo ishte 35 vjeçare provoi të ndalonte përdorimin e duhanit mirëpo nuk kishte sukses. Ajo provoi çdo gjë, deri tek medikamentet e ndryshme por asgjë nuk funksionoi.

Pas një kohe të shkurtër Morgan pa një fletushkë që shpjegonte një studim të vonshëm mbi meditimin dhe lënien e duhanit.

Ajo filloi praktikimin e meditimit së bashku me Dr. Judson Brewer që i mësoj asaj se si të praktikonte meditimin për të lënë duhanin. Morgan çdo herë mbante një ditar duke përshkruar eksperiencat e saj, aromën e duhanit, shijën dhe dëshirën e zjarrtë për ta pirë atë.

Morgan mendoj se kjo ishte me të vërtetë qesharake, sidoqoftë ajo tashmë ka 4 vite që nuk ka pirë duhan.

Ajo nuk është personi i vetëm që ka lënë duhanin me ndihmën e teknikave të meditimit.

Me meditim, njerëzit mësojnë të kontrollojnë dëshirat e tyre kështu duke i bërë ata që të lënë duhanin më lehtë. /Unik Portal/