Highlight Storie Inspirimi

Ndal dhe mendo, dëshpërimi ta ndrydhë zemrën,me vuajtjen vjen edhe kënaqësia!

Mos u dëshpëro! Pikëllimi të shqetëson për diçka që tashmë ka ndodhur, të frikëson për diçka që akoma nuk ka ndodhur dhe kështu të largon nga e tanishmja.

Mos u dëshpëro! Dëshpërimi ta ndrydhë zemrën, ta bën fytyrën e ngrysur, i gëzon lakmuesit  dhe e ndryshon realitetin tënd.

Mos u dëshpëro! Dëshpërimi është armik i përcaktimi, shkakton pikëllim, largon gëzimin dhe mohon të mirat.

Mos u dëshpëro. Dëshpërimi është vepër  shejtanit, është pikëllim i shëmtuar. Ai shkakton skamje, zhgënjim të përhershëm,ndjesi të humbjes dhe disfatë.

A nuk ta ka bërë Zoti gjoksin e gjerë dhe të ka liruar nga barra, që ka rënduar mbi supet tua dhe e ka lartësuar mendimin për ty. Ani, vërtetë me vuajtjen vjen edhe kënaqësia, vërtetë me vuajtjen vjen edhe kënaqësia.

E kur të përfundosh, dorëzoju lutjes dhe drejtoju vetëm Zotit tënd.

Fragment nga libri “Mos u deshpero “- Aid El Karni